Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbajti një fjalim gjatë orëve të natës duke vënë theksin te fushat kyç të luftës, Severodonetsk, Lysychansk, Bakhmut dhe Popas.
“Ne punojmë çdo ditë për të forcuar mbrojtjen tonë, kryesisht me furnizimin me armë. Ne po i afrohemi çdo ditë e më shumë ditës kur ushtria jonë do t’ia kalojë pushtuesit.
Kjo varet shumë nga partnerët, nga gatishmëria e tyre për t’i ofruar Ukrainës gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur lirinë. Dhe pres lajme të mira për këtë javën e ardhshme”, u shpreh ai.
Ai tha se kishte pasur bombardime në qytetin e Mykolaiv të shtunën, me një person të vrarë dhe shtatë të plagosur.
“Përsëri dhe përsëri do t’i kujtoj botës se Rusia më në fund duhet të njihet zyrtarisht si një shtet terrorist, një shtet sponsor i terrorizmit.
Kjo është thjesht e vërtetë. Kjo është e drejtë dhe pasqyron realitetin e përditshëm që pushtuesit kanë krijuar në Ukrainë dhe janë të etur për ta sjellë më tej në Evropë. Dhe kjo duhet të sanksionohet ligjërisht”, deklaroi Zelensky.
j.l./ dita