Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Shqipëri-Kosovë, Kushi: Ruajtje e gjuhës shqipe në diasporë dhe rritje e cilësisë së arsimit

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi sot një takim me komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit të Shqipërisë.

Në takim u diskutua mbi ecurinë e marrëveshjeve të lidhura në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit dhe sportit mes dy vendeve tona.

Kushi u shpreh se, “vlerësuam punën e përbashkët për Abetaren Unike, tekstet e diasporës, Enciklopedinë Shqiptare, pranimet e studentëve në universitetet tona, si dhe projektet në fushën e kërkimit shkencor”.

“Së bashku do të vazhdojmë punën intensive për të kapërcyer sfidat e kohës, ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë dhe rritjen e cilësisë së arsimit, për të formuar brezat e ardhshëm me aftësitë e reja të shekullit 21”, tha Kushi.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Republikës së Kosovës po zhvillon një vizitë në Shqipëri, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave institucionale me Shqipërinë.

/k.s/ /gj.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.