DIYARBAKIR, 10 shkurt /ATSH-AA/ – Në qytetin jugor turk, Diyarbakir, 101 orë pas tërmetit shkatërrues, të karakterizuar si katastrofa e shekullit, një nënë dhe djali i saj u shpëtuan nga rrënojat.
Ekipet e shpëtimit në lagjen Baglar të Diyarbakirit, nxorën nga rrënojat 32-vjeçaren Sebahat Varli dhe djalin e saj 10-vjeçar Serhat.
Nëna dhe djali i saj u shtruan në spital.
Të paktën 18 342 persona humbën jetën dhe 74 242 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme në Turqinë Jugore të hënën, të cilat u karakterizuan si katastrofa e shekullit.
Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën të hënën pjesët jugore të vendit, ndërsa ekipe të shumta shpëtimi po punojnë ende me përkushtim për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave./ a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.