TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 393 testime, nga të cilët 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Rastet e reja rezultuan në bashkitë: 4 në Tiranë, 2 në Vaun e Dejës, 1 në Kuçovë.
Janë 125 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,586 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (9 shkurt 2023)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 393
Testime totale 2,033,861
Raste pozitive 333,307
Raste të shëruara 329,586
Raste aktive 125
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 103
Fier 8
Durrës. 3
Vlorë 3
Berat 3
Shkodër 3
Lezhë 1
Gjirokastër 1
/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.