TIRANË, 15 maj /ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste, Sotiraq Filo është shpallur fitues në bashkinë e Korçës.
Sipas rezultateve nga KQZ, Sotiraq Filo ka marrë 20996 vota, ose 60.63%.
Ndërsa kandidatja e “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli ka marrë 13631 vota, ose 39.37%.
Në këtë bashki ka përfunduar numërimi, ku në total janë numëruar 158 qendra votimi.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.