Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Të ardhurat nga TVSH rritje me 21.6 % gjatë 7-mujorit

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (neto), u realizuan në masën 26.5 miliardë lekë, 4.7 miliardë ose 21.6% më shumë se 7-mujori 2022, si dhe 2.6 miliardë ose 11% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 7-mujorin 2023.

Referuar raportit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit fiskal, të ardhurat nga TVSH në import për 7-mujorin rezultojnë 82.9 miliardë lekë, 3.2 miliardë lekë ose 3.7 % më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 4.8 miliardë ose 5.5% më pak se plani për 7-mujorin 2023.

Rimbursimet për periudhën 7-mujore 2023 janë 10.8 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë ose 16.2% më shumë se 7-mujori 2022, si dhe 660 milionë lekë ose 6.5% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 7-mujorin 2023.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.