TIRANË, 21 mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga kisha e “Shën Ndout” apo siç njihet ndryshe si kisha e Laçit.
Rama uroi të gjithë në këtë të marte të shenjta të “Shën Ndout”.
Kisha e “Shën Ndout” në Laç prej vitesh është kthyer në vendin i cili bën bashkë qytetarë të të gjitha besimeve si shenjë e tolerancës dhe harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri.
Të gjithë besimtarët nga qytete të ndryshme i drejtohen Kishës së Laçit çdo të marte në shenjë sakrifice, falenderimi dhe lutjeje për një jetë të mbarë, shëndet dhe plotësimin e dëshirave.
Pelegrinazhi i shenjtë i 13-të të martave përfundon në datat 12 dhe 13 qershor që është dhe festa e këtij Shenjti.
Kjo kishë e cila daton që nga shekulli XIII për të gjithë pelegrinët është kthyer në burim besimi, shprese dhe dashurie.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.