BRUKSEL, 24 shtator /ATSH-DPA/ – Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, është shprehur kundër sulmit ndaj policisë në Kosovë që la të vdekur një polici dhe dy të plagosur.
“Unë dënoj në termat më të ashpër sulmin e urrejtjes nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës”, theksoi Borrell në një deklaratë.
“Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë,” tha ai.
“Shumë jetë të pafajshëm janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në afërsi të manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, theksoi ai.
”Misioni i BE-së për sundimin e ligjit EULEX është në kontakt me autoritetet dhe trupat e KFOR-it të NATO-s në Kosovë”, theksoi Borrell, duke ripërtërirë thirrjet nga BE-ja dhe vendet anëtare për reduktim të tensionit në veriun e populluar kryesisht të Kosovës nga përkatësia etnike serbe.
Një grup i paidentifikuar luftëtarësh që mbanin pajisje ushtarake hynë në veri të Kosovës dhe përfunduan në një përleshje me policinë, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Janë të paktën 30 burra, të armatosur rëndë, me uniformë, ushtarakë apo policë profesionistë, të cilët janë të rrethuar nga forcat tona policore në fshatin Banjskë”, tha Kurti, i cili u bëri thirrje të dorëzohen. /os/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.