Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

KQZ i jep mandatin e deputetit, Gëzim Ademajt

TIRANË, 10 shkurt /ATSH – I. Vata/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi  zhvilloi sot seancë publike, ku u shqyrtuan disa çështje në rendin e ditës.

Fillimisht, në rendin e ditës, ishte shqyrtimi i projektvendimit për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumë-emërore të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshime”, qarku Vlorë, Gezim Nuri Ademaj”.

Celibashi vendosi dhënien e mandatit, kandidatit të listës shumë-emërore të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshime”, qarku Vlorë, Gezim Nuri Ademaj”

Gëzim Ademaj mori mandatin e deputetit nga KQZ, pas dorëheqjes së deputetit të PD-së Fation Veizaj, në qarkun e Vlorës

Po ashtu, KSHZ pas përfundimin e hetimit administrative të raportimeve të organeve publike për periudhën 24 janar – 2 shkurt 2023, miratoi vendosjen e sanksionit administrativ për personat përgjegjës për bashkitë, Berat, Durrës, Fier, Roskovec me vlerë 10 mijë lekë.

Po ashtu, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi miratimi e anëtarëve të KZAZ të Partisë Social Demokrate.

/gj.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.