STAMBOLL, 10 shkurt /ATSH/ – Shpëtoni macen time përpara meje!.
Kjo ishte kërkesa prekëse e një studenti, nën rrënoja në Turqi, sipas ”La Stampa”.
Në Hatay të Turqisë, një grup shpëtimtarësh shpëtuan studentin e universitetit ”Kerem Cetin” nga rrënojat e një ndërtese të shembur.
Por, ajo që e bëri të veçantë këtë operacion ishte kërkesa e të riut që nuk pranoi ta linte veten që ta ndihmonin, pasi fillimisht duhej të kujdeseshin për macen e tij Çiçek (në shqip luleshtrydhe).
Kështu që shpëtimtarët e tij u përqendruan menjëherë te macja e tij bardh e kuqe, e cila ishte shtrirë në një batanije ku ishte mbështjellë pronari i saj.
Një gjest dashurie reciproke, pasi kur shpëtuesit arritën të çlironin macen, kafsha u kap pas batanijes me sa duket duke hezituar të largohej nga Keremi.
Megjithatë, sapo u nxorr jashtë, Çiçeku u qetësua shpejt dhe shpëtuesit madje patën kohë ta përkëdhelin pak përpara se të ktheheshin për të nxjerrë Keremin.
Të dy pësuan vetëm lëndime të lehta, humbën gjithçka, por jo dashurinë./ a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.