TIRANË, 26 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme pamje nga bulevardi i Tiranës, i cili ka marr një tjetër pamje me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit.
“Muaj i bekuar”, shkruan Rama krah videos me pamje nga Tirana.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zbukuruar me drita dhe simbolet e fesë myslimane, ku mbizotërojnë ylli dhe hëna.
Këto zbukurime i kanë dhënë qytetit një pamje magjike dhe të paqtë, e cila duket dhe si një shenjë nderimi për besimtarët myslimanë dhe sakrificën e tyre gjatë këtij muaji, siç është agjërimi.
Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së Hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell drejtësi, apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.
Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që janë në nevojë.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.