TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Në kuadër të ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në veri të Kosovës, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun kosovar Xhelal Sveçla.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, Balla ka shprehur ngushëllimet për zyrtarin e policisë që ka humbur jetën dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Ministria e Brendshme bënë të ditur se Svelça nga krahu tjetër e ka informuar ministrin Balla mbi situatën dhe masat e marra nga Policia e Kosovës.
Mëngjesin e kësaj të diele, oficeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, polic i Rendit me gradën rreshter, ndërsa mbeti i plagosuri dhe një pjesëtar i Policisë Kufitare. Policia ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja. Ngjarja u humbi jetën punonjësi i Policisë, ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë. Sipas policisë së Kovoës, në urën e fshatit janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Më pas personat e armatosur kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.