Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pranoi propozimin e homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për të organizuar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kështu ka raportuar edicioni ukrainas i gazetës “Vesti”, duke cituar zëdhënësin e presidentit ukrainas, Serhiy Nikiforov.
Gazeta thekson se ka kontaktuar Nikiforovin, i cili në një koment ka shpjeguar se “formati i bisedimeve ende nuk është diskutuar”, por “është një çështje e marrëveshjes në parim për këtë takim”.
Një ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin refuzoi propozimin e homologut turk për një takim me presidentin ukrainas.
Ndërkohë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të udhëtojë në Turqi për të diskutuar korridore të sigurta për kalimin e grurit.
j.l./ dita