Policia angleze ja ka dalë të dërgojë para drejtësisë katër shqiptarë të cilët për arsye ende të paqarta kanë masakruar një tjetër shqiptar.
Në prangat e Policisë angleze kanë rënë Sadik Lleshi, Brikel Palaj, Kastriot Mhillaj dhe Rinush Behari të gjithë të akuzuar me të njëjtën akuzë atë të sjelljeve të dhunshme me pasojë vdekje.
Shqiptari që mbeti i vrarë mbetet ende i paidentifikuar nga policia por besohet se i riu është rreth 30 vjec.
Të gjitheë të pandehurit në gjykatë nuk e pranuan fajësinë por ishte prokurori i çështjes ai që në bazë të provave fakton se Lleshi në bashkëpunim dhe me tre të tjerët janë munduar ta largojnë trupin e viktimës nga vendi i ngjarjes duke e tërhequr zvarrë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi me 24 Maj pas një sherri për arsye që ende mbetet të pazbardhura ku viktima nuk arriti tu mbijetonte dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Policia deri më tani ka arrestuar shtatë persona në lidhje me hetimin e vrasjes. Dy burra të tjerë, të moshës 18 dhe 34 vjeç, të cilët u arrestuan me dyshimin se kanë ndihmuar janë liruar të dy me kusht dhe do të vijojnë hetimet e mëtejshme. Një person tjetër i arrestuar në lidhje me këtë hetim ndodhet në spital për trajtim.
o.j/dita