Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

VIDEO/ Takimi mes Ramës dhe kandidatit për president në Kryeministri: Do të përpiqem të jem në lartësinë e detyrës

Kandidati i propozuar nga socialistët për president i vendit, gjeneral Bajram Begaj, në takimin e zhvilluar në kryeministri me kreun e qeverisë, ka dhënë edhe prononcimin e parë, pas vendimit të kryesisë së PS-së.

Gjeneral Begaj tha se është një vlerësim i madh që të jetë president i vendit dhe nëse votëbesohet nga socialistët do të jetë në lartësinë e detyrës. Kreu i qeverisë e garantoi se ka bindjen se do të votohet nesër në Kuvend dhe se do të jetë në lartësinë e kësaj detyrë. Begaj shtoi se si gjeneral, nderi, detyra dhe atdheu janë motoja e punës se tij.

Rama: Sot kemi pasur një diskutim në kryesi shumë të gjatë, me shumë kandidatura dhe në fund ramë dakord që ishe kandidatura e duhur për ta normalizuar dhe për të institucionin e presidencës. Ju falenderoj që ju nuk shfaqët refuzim, por pranim do të jetë nder për ne që tu japim votën dhe të zgjidheni zyrtarisht president i republikës.

Begaj: Faleminderit kryeministër është vlerësim shumë i madh të jem president. Do të jem në lartësinë e detyrës. Janë të dyja profesion shumë të mira shumë të përkushtuara. Nëse do të votohem do jem i lumtur ta kryej detyrën me dinjitet.

Rama: Ne kemi bindjen se ju do të jeni në lartësinë e kësaj detyre. Të gjithë ato që morën fjalën folën me respekt dhe bindje që ju do të bëni më të mirën në atë detyrë. Uroj që të jeni deri në fund besnik ndaj shtetit. Ju do ta merrni shpejt.

Begaj: Nderi, detyra dhe Atdheu janë motoja e punës dhe besoj që do të jem 24/7 n ë shërbim të kësaj motoje.

Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh sot në orën 17:00 për të diskutuar për emrat e kandidatëve për president që PS i kishte bërë më parë me anë të një procedure ku çdo deputet mund të propozonte 3 kandidatë.

a.m/dita