Mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një ngjarje e rëndë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e Ferizajt, ku pas një përleshje me armë zjarri mbeti i vrarë 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ndërsa mbeti i plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi.
Së fundmi janë publikuar pamje nga momenti kur Januzi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit. Nga vëzhgimi i pamjeve shihet e gjithë ngjarja ka ndodhur në preani të policisë të cilët ishin rastësisht në vendngjarje.
Duke parë agravimin e situatës një oficer policie i njësisë Antidrogë në Ferizaj, ka qëlluar në drejtim të Januzit.
E gjithë ngjarja ndodhi pasi ata po dilnin nga një market ku kishin shkuar për të marrë ujë. Më pas ata panë të dyshuarin me pistoletë në dorë duke u larguar me vrap, pasi kishte shtënë 7 herë ndaj viktimës Gazmend Hysenit.
Në tentativë për ta ndaluar, oficeri i Policisë i bëri thirrje të ndalonte, por autori jo vetëm që nuk ndaloi, por u kthye në një moment me pistoletën në drejtim të policit.
Pë të ndaluar autorin dhe shmangur rrezikun, polici qëlloi një herë në drejtim të autorit duke e plagosur në nofull, goditje që e ndaloi menjëherë atë.
j.l./ dita