Ka ndërruar jetë turisti anglez 21-vjeçar, i cili ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi.
Policia njofton se turisti anglez Z. C. ka ndërruar jetë gjatë momentit që ka qënë duke u transportuar për në Spitalin e Vlorës.
Dhërmi/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
a.m/dita