Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

U nda nga jeta 4 ditë më parë, Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-Presidentin Nishani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me dekoratën më të lartë, Bujar Nishanin, i cili u nda nga jeta 4 ditë më parë.

Ne njoftimin e Presidencës, thuhet se Kreu i Shtetit, çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes) me motivacionin:

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.

Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”.

Kujtojmë që Bujar Nishani humbi jetën në 28 maj në një spital në Gjermani, ku ai po trajtohej për komplikacionet që pati pas kalimit të Covid.

Bujar Nishani u soll sot në Tiranë, ku edhe u zhvilluan homazhe në ambientet e institucionit të Presidencës.

Ndërsa ditën e nesërme në 2 qershor nga ora 10-12 do të zhvillohen homazhe zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Pas orës 12:00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri tek Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet edhe ceremonia e varrimit.

j.l./ dita