Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Tym toksik në qiellin e Ukrainës, rusët bombardojnë fabrikën kimike

Raketat ruse kanë bombarduar një fabrikë kimike me acid nitrik në Severodonetsk, ka thënë një guvernator lokal ukrainas.

Në një postim në Telegram, Serhiy Gaidai u bëri thirrje banorëve vendas që të mos largohen nga strehimoret për shkak të rrezikut që paraqet tymi toksik nga rezervuari i acidit.

Guvernatori lokal publikoi gjithashtu një foto në të cilën shihet një re e madhe rozë mbi pallatet.

Megjithatë zyrtari nuk dha informacione për viktima, por u nuk kërkuar banorëve të përdorin maska, si pasojë e tymit toksik nga acidi nitrik.

Severodonetsk është bërë një nga zonat më të sulmuara, me forcat ruse që e kanë bërë atë një objektiv kyç në avancimin e tyre.

Nëse Rusia pushton qytetin, do ti jepte Moskës kontrollin e të gjithë rajonit të Luhansk.

1/2. Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin!

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) May 31, 2022

o.j/dita