Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

TURQI & SIRI – 17 500 viktima nga tërmeti

STAMBOLL, 9 shkurt /ATSH-AFP-AA/ – Numri i viktimave pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën ka kaluar shifrën 17 500, sipas raporteve zyrtare të publikuara sot, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur të mbijetuar në të ftohtin e madh.

Rreth 14 351 njerëz vdiqën në Turqi dhe 3 162 në Siri, sipas autoriteteve dhe burimeve mjekësore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 16 035.

Njoftohet se numri i personelit të kërkim-shpëtimit të ardhur nga vendet e tjera në Turqi është 5 709.

Ndërkohë ka arritur në 113 201 numri i personelit që punon në rajon bashkë me personelin e terrenit nga ekipet e AFAD-it, policisë, xhandarmërisë, Ministrisë së Mbrojtjes, UMKE-s, ekipet e ambulancave, vullnetare, sigurisë lokale dhe mbështetjes lokale.

Në 10 qytetet e prekura rëndë nga tërmeti nga AFAD, Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale si dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke, janë dërguar 137 929 tenda, 1 255 500 batanije dhe është përfunduar instalimi i 92 738 tendave për jetesë familjare.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, AFAD, Ministria e Mbrojtjes, xhandarmëria dhe institucionet e shoqërisë civile kanë dërguar në rajon 95 kuzhina lëvizëse, 79 automjete shërbimi, një kuzhinë gatimi, katër furra lëvizëse, 39 kuzhina fushore, një kontejner dhe 86 automjete shërbimi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.