Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

TURQI – Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet e goditura nga tërmeti

STAMBOLL, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provincat më të goditura nga tërmeti i fuqishëm që shkaktoi vdekjen e mijëra njerëzve në Turqi dhe Siri.

“Për të siguruar që puna e ekipeve të kërkim-shpëtimit të kryhet shpejt, kam vendosur të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në bazë të kompetencave që më jep neni 119 i Kushtetutës”, tha sot Erdogan.

“Ligjet përkatëse janë duke u përgatitur”, tha ai.

“Numri i të vdekurve vetëm në Turqi ka arritur në 3,549 dhe mbi 22,000 janë plagosur”, tha Erdogan.

“Mbi 8 000 banorë janë shpëtuar nga rrënojat”, shtoi ai.

“Mbi 50 000 shpëtimtarë po punojnë pa pushim për të shpëtuar njerëzit dhe ekipet e huaja të ndihmës po bashkohen me ta”, sipas presidentit.

“Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha të rajonit tonë dhe të botës, jo vetëm në historinë e republikës sonë”, tha Erdogan.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.