STAMBOLL, 8 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se nga tërmetet në Kahramanmaras, deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën është 8 574, numri i të plagosurve 49 133, ndërsa numri i ndërtesave të shembura 6 444.
Presidenti Erdogan tha se kanë mobilizuar “të gjitha mundësitë” dhe se “shteti me të gjitha mundësitë po kryen punime me bashkitë, kryesisht me AFAD-in”.
“Qytetarët tanë të mos shqetësohen, nuk mund t’i lejojmë kurrë që të qëndrojnë në rrugë”, tha ai./ a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.