Piktura e Mona Lisës është lyer me krem torte pasi një person ia hodhi brenda Muzeun e Luvrit në Paris, raportojnë mediat.
Sipas dëshmive, autori ishte një burrë në karrige me rrota i cili mbante paruke. Si për çudi ai u ngrit e më pas iu afrua pikëturës duke i hedhur krem.
Ata që ishin përgjegjës për sigurinë e muzeut nxituan ta nxirrnin burrin nga dhoma, ndërsa pjesa tjetër e të pranishmëve vazhduan të fotografonin situatën pa pushim.
Piktura, e cila u krijua midis 1503 dhe 1519 nga Leonardo da Vinci është e paprekur sepse është e mbrojtur nga xhami sigurie. Siç shihet në disa nga videot e shpërndara në rrjetet sociale, punonjësit e sigurisë së Luvrit nxituan për të hequr agresorin nga ndërtesa dhe për të pastruar xhamin.
Gjatë historisë janë bërë përpjekje për të prishur ose vjedhur pikturën e njohur.
Maybe this is just nuts to me💀but an man dressed as an old lady jumps out of a wheel chair and attempted to smash the bullet proof glass of the Mona Lisa. Then proceeds to smear cake on the glass, and throws roses everywhere all before being tackled by security. 😂??? pic.twitter.com/OFXdx9eWcM
— Lukeee🧃 (@lukeXC2002) May 29, 2022
Aquí el momento en que se llevan a quien le aventó un pastel a la Monalisa.pic.twitter.com/HBayMOdcKV
— Alejandro Alemán (@elsalonrojo) May 29, 2022
j.l./ dita