Kryeministri Edi Rama takoi në New Jork Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres dhe thekson se Shqipëria do të marrë nesër presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Rama publikon pamjet e takimit në faqen e tij të “Facebook”, ndërsa thekson se ka diskutuar me të për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit të OKB.
Mesazhi i Ramës:
New York, Kombet e Bashkuara – #KrenarPërShqipërinë🇦🇱 që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë😍
*Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB🇦🇱🤝🇺🇳
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, në kuadrin e kryesimit nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB për muajin qershor.
Ndërkohë që Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023, ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.
j.l./ dita