Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku është vendosur një tritol ndaj një makine.
Si pasojë deri më tani raportohen vetëm dëme materiale.
Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Pavarësia’, aty ku mjeti ishte i parkuar. Tritoli ka shpërthyer në automjetin tip ‘Audi’, në pronësi të Ermal Kasës, 31 vjeç, banues në Elbasan.
Ende nuk dihen motivet e nëse pronari i mjetit ka pasur konflikte në të shkuarën.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetn tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
j.l./ dita