Rruga Palasë-Dhërmi është gjithmonë e më afër përfundimit. Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit, ku deri më tani janë mbyllur punimet e fazës së gërmimit.
Kjo rrugë do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun, duke reduktuar trafikun dhe zhvilluar turizmin bregdetar.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me kantierin e rrugës Palasë-Dhërmi ku aktualisht janë mbyllur punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes përgjatë të këtij aksi, që në përfundim do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun, duke reduktuar trafikun dhe zhvilluar turizmin bregdetar, ju uroj një ditë të bukur.
a.m/dita