51 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus nga 710 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve të reja është më i lartë, krahasuar me shtatë ditët e mëparshme.
33 të infektuar janë konfirmuar në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Selenicë, Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Durrës, Krujë, Mat, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 287 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Ndërkohë, janë shëruar 77 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272.388 që nga fillimi i epidemisë.
o.j/dita