Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka nisur nga Maliqi, procesi i ri zgjedhor në Partinë Socialiste.
Në një postim në rrjete sociale Rama shkruan se kandidatët për drejtimin e 61 degëve kryesore të PS-së, do të ballafaqohen përpara anëtarësisë.
“Maliq, Devoll – Starton procesi i ri zgjedhor në Partinë Socialiste, ku kandidatët për drejtimin e 61 degëve kryesore të partisë do të ballafaqohen përpara anëtarësisë, nën mbikqyrjen e Komisionit të Posaçëm të kryesisë socialiste”, ka shkruar Rama.
j.l./ dita