Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rama: Kandidatura e Bajram Begajt, e duhura për të cilën ka nevojë shtetit sot! Integritet dhe dashuri për vendin

Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste tha se kandidatura e Bajram Begajt plotëson të gjitha kushtet të një personi që i duhet vendit në këto momente, me atdhedashurinë, punën dhe integritetin.

“Për të garantuar respektin dhe mos cenimin e të gjithë kandidatëve potenciale në një proces diskutimi që bëhet si thashethemnajë e madhe. Procesi që në bëmë në grup na dha të drejtë në fund. Marrja e propozimeve me zarfe për një diskutim konkret në Kryesi emër për emër. Bashkë me procesin paralel që u bë për të komunikuar me opozitën dhe palët e tjera në Kuvend, apo edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ky konkluzion përmbush nevojën për të gjithë nevojën që ka ngrehina e shtetit për një njeri normal. Bëhet fjalë për një figurë sa të lartë institucionale aq edhe të paangazhuar në të gjithë përplasjet apo rrugët kryqëzohen në arenën politike. Kjo gjë na bën të ndihemi të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes si forca dominuese që ka edhe përgjegjësinë për të udhëhequr jetën e vendit. Po ashtu na bën të ndjehemi mirë me shqiptarët përtej hapësirave të kufizuara partiake sepse kandidatura e përzgjedhur prej nesh rezonon me të gjithë atë pjesë të popullit tonë që besoj te puna, merita, integriteti, respekti për njerëzit dhe dashuria për vendin. Këto të gjitha janë tipare që i karakterizon në përgjithësi këto figura, dhe patjetër edhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, i cili bëhet gati të jetë Presidenti i ri i Republikës”, tha Rama.

o.j/dita