Nga ARBEN DUKA (1957-2021)
Ngrihej mal Qezari,
Mbi gjithë gjeneralët,
Po kur puthte miken,
S’ish më ndër të gjallët.
Eh, ç’mundime hoqi,
Gjeneral’ i ndritur,
Vdiste aq i lumtur,
Ngjallej i mërzitur.
Pashë një ëndërr
Nuri i vdekjes të kish rënë,
Në mes lulesh shtrirë,
Ike ti dhe gjithë bota,
U bë shkretëtirë.
Hidhërim’ i drithëruar,
O, ç’m’i mori mëntë,
Derdhej lot i syrit tim,
Përmbi syrin tënd.
Qerpik’ i syrit të zi,
S’lëvizte një fi je,
Eh, se ç’kohë të vështirë,
Gjete që të flije.
Më le në botën e marrë,
Vetëm, fi llikat
Këtë lule të fl orinjtë,
Mos ma merr, moj, baltë.
Po papritur ja, u zgjova,
(Kisha parë ëndërr),
Ti në gjirin tim të ngrohtë,
Qeshje si një ëngjëll.
Zgjohu, jetën ta gëzojmë,
Me mish e me zemër
Se një ditë, e vërtetë,
Do të jetë kjo ëndërr.
Nuk do rrojmë njëmijë vjet,
O njerëz të gjorë,
Jeta vjen e shkon papritur,
Si një meteor