Partia Socialiste nis lëvizjet për zgjedhjen e presidentit, teksa do të zhvillo0het pas disa ditësh raundi i katërt.
Gazetarja Erneta Shevroja raporton se ditën e preme do të mblidhet Kryesia e PS në orën 17:00. Një ndër pikat e rendit të ditës është procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit.
Në raundin e katërt pritet që PS të bëjë propozimet e saj, pasi tre raundet e para që kërkojnë shumicë të cilësuar dështuan pa asnjë emër për president.
Të gjitha gjasat janë që socialistët duke përdorur forcën e kartonëve do të zgjedhin presidentin e ardhshëm të vendit.
a.m/dita