I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, në fjalën e tij në konferencën e parë pas marrjes së Presidencës së Shqipërisë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka bërë një prezantim të asaj se çfarë pritet të ndodhë gjatë presidencës shqiptare.
Hoxha listoi prioritetet e Shqipërisë për muajin qershor në Këshillin e Sigurimit.
Ai tha se Shqipëria do të mbrojë gratë, paqen dhe sigurinë.
“Është emergjente të veprohet tani në emër të të gjithë atyre që vuajnë, psh nënat e Bosnjes, gratë në Kosovë, për të burgosurit në Mianmar, për gazetarët që kanë humbur jetën në krye të detyrës.
Duhet të bëjmë më shumë, më mirë, më shpejt për atë që na bashkon për të mbrojtur ligjin dhe Kartën e OKB, duhet bërë gjithçka për t’iu përkushtuar normave dhe vlerave tona.
Të gjitha shtetet anëtare kanë një rol. Shqipëria po bën pjesën e saj. Këto do të diskutohen nesër në eventin tonë të parë që do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama.
Shqipëria do të mbroje gratë paqen dhe sigurinë.
Ngjarja e dytë do të jetë më 15 qershor, një debat i hapur për gratë paqen dhe sigurinë, që do të kryesohet nga ministrja për Eropën dhe Punët e Jashtme.
Presim të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm Guterres.
Synojmë të diskutojmë për specifikat e vendit për të rritur ndërgjegjësimin për çështjen e grave.
Do të flasim për Ukrainën, është shumë i rëndësishëm një bashkëpunimin BE-OKB,
Takimi i parë do të drejtohet edhe nga ministrja Xhaçka dhe do të flasë edhe për disa çështje të tjera, do të ketë debate të hapura e specifike.
Takimet e hapura sjellin transparencë dhe eficencë. Presidenca shqiptare është e përkushtuar të sjellë zërin e shoqërisë civile, të atyre që punojnë në terren dhe përballen me dhunën. Na duhet që shoqëria civile të jetë e pranishme në debatet tona.
Po marrin masa për të ndaluar intimidimin. Kemi qenë të kujdesshëm për ata që do të japin informimet. Do të ketë përfaqësues kryesisht gra. Shqipëria do t’i përmbahet rregullave dhe do kërkojmë zgjidhje në favor të të gjithëve. Këtë do ta tregojmë me vepra konkrete në realitet”, është shprehur ai.
j.l./ dita