Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

‘Po i afrohen maksimumit historik’/ Bordi i Transparencës: Çmimet e naftës rriten sërish në 248 lekë/litër!

Në krahasim me vendimin e fundit, të datës 27 maj, nafta është rritur me 9 lekë për litër.

Benzina do të tregtohet me 244 lekë për litër, nga 237 lekë që ishte në vendimin e mëparshëm.

Gazi ka mbetur në nivelet e 90 lekë për litër.

Nafta po arrin sërish afër nivele maksimale historike prej 260 lekësh, nivel që u shënua në fillim të marsit, kur nisën sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkaktuar probleme në zinxhirin global të furnizimit. Pas rritjes së fortë dhe protestave për shtrenjtimin e karburantit u krijua Bordi i Transparencës, që fikson në mënyrë periodike çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Në krahasim me fundin e muajit shkurt, nafta aktualisht është 30% më e shtrenjtë.

Sipas vendimit të Bordit:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 244 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./Monitor

a.m/dita