Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Përmbytje dhe rrëshqitje masive dheu, të paktën 56 viktima në Brazil

Të paktën 56 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të dendur në shtetin verior të Pernambuco-s.

Lajmin e bënë të ditur autoritetet në Brazil të hënën.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, të paktën 56 persona rezultojnë të zhdukur dhe thuajse 4,000 të tjerë janë evakuuar pas përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut.

Recife, kryeqyteti i shtetit verilindor të Pernambuco, është më i prekuri me më shumë se 30 vdekje të regjistruara.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro shkroi në një postim në Twitter se do ta vizitojë qytetin e prekur ditën e sotme për të vlerësuar situatën.

Shirat kanë goditur gjithashtu shtetin fqinj të Alagoas, ku dy njerëz vdiqën dhe rreth 7,000 u zhvendosën për shkak të përmbytjes.

Ndërkohë, në nëntë komuna të Pernambuco-s, autoritetet lokale kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme.

j.l./ dita