Sezoni i vetëm i kaluar te Juventus i dha atij dy titujt e parë në karrierën e tij si trajner, por në të njëjtën kohë e lodhi nga pikëpamja emocionale: Andrea Pirlo preferoi të shikonte për një skuadër tjetër pas përfundimit të përfojës së tij me klubin bardhezi.
Një vit pas largimit, ish-mesfushori është ende pa stol, por në horizont ka lajme të mundshme dhe interesante: siç raporton portali serb ‘Sportklub’, Pirlo mund të përfundojë te Partizani i Beogradit.
Klubi beogradas, i djegur nga triumfet e rivalëve të Crvena Zvezdës në kampionat dhe në kupë, ka vendosur të mos kursejë asnjë shpenzim për figurën e trajnerit të ri: Pirlo ndodhet në kryeqytetin serb për arsye pune dhe përmes disa ndërmjetësve, tashmë ka nisur kontaktet e para.
Pirlo ka reaguar pozitivisht ndaj idesë për t’u bërë trajner i Partizanit, duke ndezur më tej flakën e shpresës së tifozëve. Mendohet se klubi kryeqytetas i ka ofruar një kontratë 1-vjeçare dhe 5 milionë euro në sezon. Nëse italiani do të preferonte një aventurë të tillë, Pirlo do ta gjente veten duke dueluar me Dejan Stankoviç, trajnerin e Crvena Zvezdës.
o.j/dita