Gjithsej 4,113 civilë, përfshirë 264 fëmijë, janë vrarë deri më tani gjatë luftës në Ukrainë, tha Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Gati 5,000 njerëz janë plagosur, me shumicën e lëndimeve të shkaktuara nga bombardimet ose sulmet ajrore, njofton OKB.
Në rajonet Donetsk dhe Luhansk, të cilat janë përballur me një breshëri sulmesh, 2,337 njerëz janë vrarë ndërsa 2,808 janë plagosur.
Megjithatë organizata paralajmëron se numri real i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.
o.j/dita