Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Nga sot Shqipëria pa qese plastike. Në rast shkelje, bizneset gjobiten me 1.5 milionë lekë

Sot është 1 qershor dhe ndryshe nga festa e fëmijëve përkon edhe me ditën e nisjes së zbatimit të nismës për ndalimin e prodhimit, importit dhe hedhjes në treg të qeseve plastike.

Sipas Ministrisë së Mjedisit,  ndalimi është vetëm për qeset njëpërdorimshe me trashësi deri në 70 mikronë nga secila anë me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kg dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësi.

Këtu përfshihen qeset që jepen në fruta-perime, qeset aktuale të supermarketeve dhe të ngjashmet e tyre. Por se sa do arrihet të realizohet kjo nismë mbetet për t’u parë.

Kontrollet do të ushtrohen nga një sërë institucionesh, si nga Drejtoria e Doganave për ndalimin e importit të qeseve që s’përmbushin kriteret, Inspektorati i Mbikqyrjes dhe Tregjeve për kontrollin e tregtimit të tyre dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për prodhuesit e qeseve nën parametrat e caktuar.

o.j/dita