Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, e enjtja shpallet ditë zie kombëtare

Qeveria ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare të enjten, ditën kur do të kryhet edhe ceremonia funerale e ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Siç është zakon, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 02.06.2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës. Ndërsa shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit, sipas vendimit të Qeverisë, do të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, pas një beteje disamuajore me Covid-19.

o.j/dita