Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Blinken: Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbeten gjatë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Blinken thotë se SHBA ndan dhimbjen me popullin shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit.

Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri,” shton Sekretari amerikan i Shtetit, “do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.

Postimi i Blinken në Twitter:

Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.”

We share in the sorrow of the Albanian people on the passing of former President Bujar Nishani. His contributions to U.S.-Albanian relations and our enduring partnership will leave a lasting legacy. https://t.co/VLF4AKQeBp

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 30, 2022

Kujtojmë se trupi i pajetë ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të mbërrijë në Shqipëri ditën e sotme.

Ish-kryetari i shtetit ndërroi jetë të shtunën e 28 majit në një spital në Gjermani, ku ishte i shtruar prej një muaji.

Nishanit do t’i kryhen të gjitha nderimet e fundit në një ceremoni shtetërore. Ai ishte presidenti i 6-të i Shqipërisë post-komuniste.

Nishani po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte komplikacione të post-Covid.

Ish-presidenti u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës pulmonare të theksuar.

j.l./ dita