TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur sot se, vijon normalisht puna në veprat dhe projektet rrugore, ku po investohet për ndërtimin e akseve të reja, pavarësisht situatës së vështirë që ka krijuar moti me temperatura të ulëta.
Sipas ARRSH-së, temperaturat e ulëta nuk e kanë penguar ritmin e punës në Unazën Verilindore të Tiranës ,ku realizimi fizik ka arritur në masën 25% të punimeve.
“Sipas grafikut të punimeve kjo vepër kaq e rëndësishme për zhvillimin e zonës dhe lehtësimin e trafikut brenda kryeqytetit do të përfundojë brenda afatit”, njofton ARRSH-ja.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.