Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Meta ‘pengesë’ për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, Balla: I kemi marrë masat

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në përfundim të mbledhjes së krupit parlamentar të PS-së tha se kandidati për president Bajram Begaj ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë ministrisë së mbrojtjes pasi ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët të japin dorëheqje përpara se të emërohen dhe të zgjidhen.

“Ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqje përpara se të emërohen dhe të zgjidhen. Besoj që kjo procedurë do të përfshijë orët në vijim, edhe presidentin aktual të Republikës dhe besoj së nuk do të jetë një betejë e radhës me presidentin aktual. Megjithatë kemi menduar me kryetaren e Komisioni të Çështjes Ligjore mënyrën e zgjidhjes së këtij nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin e Republikës”, tha Balla.

Balla u shpreh se kjo është procedurë normale dhe nuk beson se do të ketë ndonjë ngërç, nga Presidenti aktual Ilir Meta, i cili sipas tij duhet të nisë dhe ai procedurat e largimit.

“Kemi menduar me kryetaren e Komisioni të Çështjes Ligjore mënyrën e zgjidhjes së këtij nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin e Republikës”-përfundoi Balla.

o.j/dita