TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ Ylli Veizaj është një tjetër përfitues i skemës së grurit në fshatin Llakatund (Vlorë).

Ai ka 30 vjet që merret me bujqësi dhe kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, por vitin e shkuar, në sajë të mbështetjes së dhënë, arriti të mbjellë një sipërfaqe më të madhe prej 40 Ha grurë.

Ylli thotë se prodhimin e çon në fabrikat e zonës dhe fiton të ardhura nga shitja e tij. Subvencioni i dhënë nga qeveria ndihmoi në uljen e kostove dhe e motivoi që këtë vit të jetë gruri kultura kryesore e mbjellë.

Skema mbështetëse e grurit ishte një risi që nisi në vitin 2022, e cila dhe ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sipërfaqeve të mbjella, me qëllim plotësimin e nevojave vendase.

/gj.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.