Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Macron i bashkohet debatit për biletat e tifozëve anglezë

Finalja e UEFA Champions League këtë sezon, e luajtur mes Liverpool-it dhe Real Madrid-it në “Stade de France” të Parisit filloi me 36 minuta vonesë.

Ndeshja ishte parashikuar të fillonte në orën 21:00, por pasi shumë tifozë të Liverpool-it nuk kishin hyrë në stadium u vendos që të fillonte në 21:36.

Ndërkohë, që tifozët brenda stadiumit prisnin me padurim fillimin e ndeshjes, jashtë situata dukej se ishte “jashtë kontrollit”.

Tifozë të shumtë tentonin të hynin në ambientet e stadiumit, me dhe pa biletë. Ndërkohë, policia i sulmonte me gaz lotsjellës.

Ngjarja pas ndeshjes do të sillte një përplasje verbale mes Liverpool-it dhe Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Sportit në Francë.

Zyrtarët francezë pretenduan se 40 mijë tifozë të skuadrës angleze ishin paraqitur pa biletë ose me biletë fallco dhe donin të futeshin në stadium.

Por, shifrat zyrtare kanë treguar se në stadium ishin skanuar vetëm 2 mijë e 589 bileta.

Ministri i brendshëm Gerald Darmanin dhe ministrja e sporteve Amelie Oudea-Castera janë dy personazhet më të urryer për fansat e Liverpool-it tashmë.

Kuptohet që presidenti francez, Emmanuel Macron, është i inatosur me dy përfaqësuesit e shtetit të tij për natën tronditëse që kaluan anglezët në Paris, ku burra, gra dhe femijë iu deshën të përballen me gazin lotsjellës dhe pritjen e gjatë te portat e stadiumit.

Mediat franceze thonë se Macron i konsideroi ngjarjet “të turpshme” dhe “të padenja për Francën”.

Megjithatë dyshja e politikës franceze, vijon të mbështesë deklaratat e tyre.

“Ne e dinim identitetin e finalistëve vetëm më 4 maj, veçanërisht Liverpool me rrezikun shumë specifik që na paraqesin tifozët e tyre”, tha Oudea-Castera.

Ndërsa, Darmian shtoi se “Përkrahësit e Liverpool paraqesin rrezik për publikun tonë. Jo të gjithë, por një pjesë e tyre”.

a.m/dita