Real Madrid fitoi ndaj Liverpoolit me rezultatin minimal 1-0 me golin e Vini Jr. “Los Blancos” kanë regjistruar kështu trofeun e 14-të të Champions League. Asnjë skuadër nuk e ka këtë rezultat.
Për të ngritur trofeun ishte braziliani Marcelo. Edhe pse nuk luajti asnjë minutë, ai mori shiritin e kapitenit nga Benzema dhe ishte ai që çoi trofeun lart.
Anglezët e “The Reds” ishin më konkretë gjatë gjithë lojës dhe iu afruan golin që në 15 minutat e para të ndeshjes me Mohamed Salah, i cili u ndal nga portieri Courtois.
Më pas provoi edhe Thiago në hyrje të zonës, por belgu ishte në gatishmëri.
Në minutën e 21-të Liverpool ishte sërish i pafat, pasi shtylla ndali sulmuesin Sadio Mane. Në fundin e pjesës së parë provoi edhe Henderson fluturimthi nga jashtë zone, por e çoi topin jashtë.
Minuta e 43-të solli një tjetër moment kulminant. Benzema në mundësin e parë shënoi, por ishte në pozicion jashtë loje. U deshën disa minuta që arbitri ta merrte vendimin dhe përfundimisht ndeshja mbeti 0-0.
Liverpool e nisi me vrull pjesën e dytë dhe rrezikoi menjëherë me Luis Diaz, por Reali tregoi edhe një herë se janë ekspertë finalesh. Në minutën e 59-të, Valverde me një diagonale të fortë e çoi topin te Vinicius Junior dhe braziliani nuk fali, duke ndëshkuar anglezët.
Vazhdimi ishte përsëri për Liverpoolin i cili provoi disa herë me Salah dhe shokë, por Courtois ishte i jashtëzakonshëm duke mbajtur rrjetën të paprekur me disa pritje të mahnitshme.
Real Madrid fiton kështu trofeun e 14-të të Champions League, ndërsa Ancelotti bëhet i pari trajner që fiton 4 trofe të Champions, përkatësisht me Milanin 2 dhe me Realin 2.
i.b. / dita