Babai i 20-vjeçares që u kap mat me të dashurin e saj nga njerëzit e burrit që ishte emigrant në Gjermani, ka nxjerrë sot detaje të reja nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik. Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 babai i vajzës tha se djalin nuk e kishte parë më parë.
“Unë kam punuar atje në Togëz, Vajza kishte punuar gjithmonë. Të hënën ndodhi ngjarja. Dy ditë më parë hyra në lokalin e ish-krushkut. Aty vjen në person, ulët në një tavoline tjetër. Vjen krushka ime dhe vjen e merr paketën e të shoqit nga tavolina jonë. E dëgjova; ‘e gjeti Flamuri njërin që deshi’. Më tha mua. E kam parë atë djalë aty. Në 11 e gjysmë të natës më marrin në telefon. Shoh një makinë te porta”.
Djali që u gjet atë natë në dhomë me vajzën tuaj e njihnit? Punonte me ju?
Jo se njihja, se punoja më shkëputje.
E kishit parë vajzën?
Jo se kisha parë me vajzën. Atë natë të dashurin e vajzës e mbanin në mbrojtje ai ishte i qetë i veshur. Vajza ka shenja dhune edhe sot”
Videot e dhunës ku janë?
Nëpër telefona.
Kush filmonte atë natë?
Kunati I vajzës, kanë qenë edhe çuna të tjerë aty.
Pse nuk shfaqen videot kur e kanë dhunuar?
Nuk e di në çfarë momenti e kanë filmuar.
Kush i ka shpërndarë videot?
Djali, vjehrra, familjarët.
Ke folur me burrin e vajzës?
Jo, në atë moment më bënë block në Facebook. Kemi shkëputur gjithçka. Nuk kemi shkëmbyer asnjë fjalë. I shkëputën marrëdhëniet.
Çfarë ndodhi në komisarit?
Rashë pa ndjenja, më ra koka në pllaka. Kur shkova te shtëpia, gjithë ajo skenë, gjithë ai spektakël. Krushku mori policinë, erdhën na morën. Vajzën e morën e çuan në urgjencë, atje ra pa ndjenja.