Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Kurti: Pse Serbia nuk lejon Asociacione një-etnike, derisa e kërkon në Kosovë?

​PRISHTINË, 9 shkurt /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se asociacione një-etnike komunash në Serbi do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët, por një gjë të tillë nuk ua mundëson Serbia, përderisa ajo e kërkon një të tillë në Kosovë.

Kurti thotë se në Serbi llogariten 21 minoritete.

Postimi i plotë:

Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi?

Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët.

11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.