TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedha vendase lek u forcua lehtë në raport me euron, ndërsa humbi terren me dollarin amerikan krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 108.32 lekë ose 0.42 lekë më shumë se ditën e hënë, duke shënuar një “ringritje”.

Euro është nënçmuar lehtë me 0.03 lekë dhe këmbehet me 116.12 lekë.

Ndërsa paundi britanik ka forcuar pozitat me 0.19 lekë dhe këmbehet me 129.97 lekë dhe franga zvicerane këmbehet me 117.12 lekë ose 0.60 lekë më shumë se një ditë më parë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.32 +0.42
Euro EUR 116.12 -0.03
Poundi Britanik GBP 129.97 +0.19
Franga Zvicerane CHF 117.12 +0.60
Jeni Japonez (100) JPY 82.12 +0.48
Dollari Australian AUD 75.12 +0.74
Dollari Kanadez CAD 80.79 +0.50
Korona Suedeze SEK 10.20 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 10.46 -0.03
Korona Daneze DKK 15.61 +0.01
SDR SDR 145.33 -0.72
Ari(OZ 1) XAU 202779.87 +699.64
Argjend(OZ 1) XAG 2412.64 -8.50
Juani Kinez (onshore) CNY 15.97 +0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 15.94 +0.06
Lira Turke TRY 5.75 +0.02

/gj.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.