Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranesirave të lehta e kalimatre gjatë orëve të paradites, por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor, por nuk priten reshje. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojnë motin duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Pukes 12°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Elbasanit 34°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian do të jetë nën mbizoterimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Ndërsa rajoni i Ballkanit dhe Europa Lindore mbeten me vranësira, rrebeshe shiu dhe mini-stuhi breshëri. Po ashtu, pjesërish Europa Qëndrore dominohet nga vranësira dhe shira të përkohëshëm.
Republika e Kosovës
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të kosovës duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike. Orët e pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës por pas- mesdite dhe pasditja rrezikohen nga shira në pjesën më të madhe të Maqedonia e Veriut por shirat do të jënë të përkohëshëm. Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë sërish prezente pothuasje në të gjithë Maqedonia e Veriut.
a.m/dita