Kosova ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parë në Grupin 2 të Ligës C ku ka mposhtur Qipron me rezultatin 0-2.
Kjo do të jetë sfida e parë zyrtare për teknikun e ri të “Dardanëve”, Alan Zhires, i cili ka marrë një fitore 5-0 përballë Burkina Fasos dhe një barazim 1-1 me Zvicrën në dy testet e para miqësore të zhvilluara.
Kosova kërkon që ta nisë sa më mirë këtë rrugëtim në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, ku në grup do të ketë përveç Qipros, edhe Greqinë me Irlandën e Veriut. Kështu “Dardanët” përveç ngjitjes në Ligën B, do të luftojnë dhe për të siguruar fazën “playoff” të EURO 2024.
Qipro 0-2 Kosovë
65′ Berisha, 78′ Zhegrova
FORMACIONET ZYRTARE:
QIPRO: Mishail, Panagiotu, Gogiç, Kiriaku, Antinu, Artimates, Papulis, Ioanu, Sotiriu, Xionis.
Trajner: Nikolas Kostenoglu
KOSOVA: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Idrizi, Fazliji, Berisha, Rashica, Zhegrova, Muriqi.
Trajner: Alan Zhires
j.l./ dita