Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Me 29 janar 2013, gjykatësi i EULEX-it, Malcolm Simmons , pjesë e Asamblesë së Gjyqtarëve Ndërkombëtarë në Kosovë, do të marrë një email nga kolegu, njëkohësisht shefi i tij, Charles Smith. Charles Smith është një figurë e njohur e drejtësisë në Kosovë. Ai është në të njëjtën kohë gjyqtari që shqiptoi vendimin e parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, në gjyqin e zhvilluar pak ditë më parë ndaj drejtuesve të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga viti 2010 deri më 2013 ai ishte gjykatës i EULEX-it. Gjatë këtij mandati, Smith ishte bërë edhe anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës, dhe u zgjodh nënkryetar dhe kryetar i Kuvendit të Gjykatësve të EULEX-it.
Me këtë cilësi të fundit ai i drejton emailin e mëposhtëm kolegut të tij : “Doja që ta dini se Misioni dëshiron që ky rast të caktohet për gjykim sa më shpejt. Një sërë arsyesh…shumica janë politike, por ekziston edhe situata me Limajn që gjendet në paraburgim. Shpresoj që këtë çështje ta vini në punë shpejt. E di që jeni të zënë në Pejë, por iu sugjeroj që së shpejti të mblidhni një konferencë me avokatët, dhe t’ua bëni të qartë se datat duhet të caktohen dhe çështja do të vazhdojë me 2-3 seanca në javë, dhe se duhet të bëjnë plane për përfaqësim alternative nëse është e nevojshme. E di që do ta bësh më të mirën, dhe jam mirënjohës që jeni në krye të kësaj çështje”, shkruhej Emailin që Smith ia kishte dërguar Simmonsit, sa të dy punonin në EULEX. Për arsye politike? Fatmir Limaj, njëri ndër figurat e njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , në këtë periudhë, megjithëse shte shpallur i pafajshëm në të gjitha instancat e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, ishte përsëri i paraburgosur dhe i akuzuar për rastin Kleçka. Përmes mbrojtësve të tij ai kishte deklaruar disa herë se po qëndron padrejtë[1]sisht i burgosur dhe se, pas arrestimit t tij, fshihen arsye politike. Çështja e mësipërme ishte trajtuar edhe më Hagë, ku ishte shpallur i pafajshëm, e përsëri, zoti Smith, i porsa caktuar në një post të lartë drejtues në EULEX, kërkonte me çdo kusht, …për arsye politike, të bëhet një gjykim sa më i shpejtë.
Cila ishte arsyeja politike që zoti Smith, përmes një mesazhi tundues, shpreh bindjen se kolegu i tij do të bëjë më të mirën dhe si, si drejtues, është mirënjohës që gjyqtari Simmons është në krye të kësaj çështje? I interesonte e vërteta apo, si ka ndodhur jo rrallë herë në Kosovë, u duhet domosdo një fajtor apo një grup fajtorësh, edhe pse ndaj tyre nuk ka pasur prova konkrete dhe shumëçka është mbështetur në të dhëna fiktive, dhënë nga dëshmitarë që kanë shpresuar se, pas dëshmisë së tyre, mund t’u hapet një rrugë e re në një vend perëndimor? Jo pak figura të drejtësisë ndërkombëtare e kanë parë Kosovën si urën e domosdoshme për të nisur një karierë të re në drejtësi, dhe ata e kanë ditur se këtë nuk mund ta arrijnë nëse nuk kërkojnë dhe vendosin për dënime maksimale, duke përdorur në dobinë e versionit të tyre edhe dëshmi , për të cilat e dinin krejt mirë se ishin të sajuara, ose, çka është më e rëndë, duke fshehur e në disa raste duke eleminuar, ato prova dhe fakte që ishin në dobinë e të akuzuarve. Janë raste jo të pakta, kur, të akuzuar për krime gjatë luftës çlirimtare ose pas saj, edhe pas qëndrimit shumë të gjatë në vite, më pas janë lënë të lirë, duke u shpallur të pafajshëm dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë, edhe kur paraburgimet kanë qenë vite të gjata. A po ndodh e njëjta gjë edhe tani në Dhomat e Specializuara të Kosovës? A do të vendosë politika mbi të drejtën dhe faktet, apo, si mund të ketë ndodhur në jo pak raste, gjykimet do të jenë të paramenduara dhe versionet të paracaktuara?
Në Kosovë , më shumë se kudo tjetër, duan të dëshmojë e vërteta e asaj që ka ndodhur gjatë luftës, por edhe pas luftës. Duan që hetimet, proçeset dhe gjykimet të saktësojnë të vërtetat dhe dëshmitë të jenë të vërteta. Është interesant fakti se pala mbrojtëse në gjyqin ndaj drejtuesve të Veteranëve të Luftës, Gucati dhe Haredinaj , kishte kërkuar me ngulm që zoti Simmons, ish gjykatësi i njohur, të ftohej si dëshmitar, si njohës i mirë i rrethanave në Kosovë, fakteve dhe dispozitave ligjore, por kërkesa e mbrojtjes ishte hedhur poshtë, nga kush tjetër, veçse nga ish kolegu i tij, Smith, që tani drejtonte gjyqin e parë në cilësinë e gjykatësit të Gjykatës të Specializuar të Ko[1]sovës. Përplasjet mes dy gjykatësve kishin qenë të vazhdueshme. Si duket, i pari, Simmons, kërkonte të vendosej ligji, të dënohej krimi, pa ndërhyrje politike; ndërsa i dyti, Smith, nuk dihet përse, e kishte trajtuar, jo vetëm çështjen Limaj , si urë politike për të kaluar në një shkallë më sipërore.
Për këtë çështje, Malcolm Simmons i ishte adresuar kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti me një letër, para se të ftohej për dëshmi në Kuvendin e Kosovës. Në këtë letër, ai ia rikujton Kurtit faktin se Smith sot është gjyqtar në Dhomat e Specializuara të Kosovës. “Rëndësia politike e këtij rasti për misionin m’u theksua përsëri në një email me 29 janar 2013 nga kryetari i atëhershëm i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Charles Smith, në të cilin më kërkoi që ta fus në listë rastin sa më shpejt që të jetë e mundur për atë që ai e përshkruajti si “…një numër të arsyeve, shumica prej tyre politike”. Nëse EULEX-i është mision për sundimin e ligjit, përse përpiqet ta çojë përpara rastin për “arsye politike”? Cilat ishin ato “arsye politike”?”, Përplasjet mes dy „rrymave“ të drejtësisë në Kosovë kanë vazhduar edhe më tej. Gjyqtari Simmons ka bërë të njohur se : “Kur u caktova në trup gjykues, më 2013 , Charles Smith më informoi që misioni “varej shumë” nga rezultati i këtij rasti. Ai tha që misioni “priste dënime.” Madje ai tha që puna ime mund të rrezikohej nëse të pandehurit nuk dënoheshin.
Gjyqtari Charles Smith tani është gjyqtar në Dhomat e Specializuara të Kosovës”. Kleçka nuk ishte rasti i vetëm ku Smith tentoi të ndërhynte gjatë kohës sa ishte në EULEX. Gjithëmonë, sipas raportimeve të sinjalizuesit Malcolm Simmons. “Kleçka nuk ishte rasti i vetëm kur Charles Smith kishte bërë përpjekje të ndërhynte në rezultatin e rastit. Unë e ndaja zyrën me një gjyqtare tjetër të EULEX-it. Me 18 korrik 2013 kolegia ime gjyqtare e EULEX-it mori një email nga Charles Smith, në të cilin ai e udhëzonte atë lidhur me mënyrën si të vazhdojë në një rast penal të profilit të lartë, në të cilin rast ajo ishte kryesuese. Isha po ashtu i pranishëm me 11 dhe 15 korrik 2013 kur ajo pranoi thirrje telefonike nga Charles Smith, të cilat i lëshoi në altoparlant, gjatë të cilave Charles Smith u përpoq të ndërhyjë në rastin e njëjtë duke sugjeruar që ajo ta shqiptonte një dënim me burgim.” Gjitha këto skandale në të cilat ishte përfshirë Smith, Simmons i kishte adresuar në ambasadën e Britanisë në Kosovë. Por, pa sukses. Tashmë është e ditur se Kuvendi i Kosovë, kryesisht nën mbështetjen e liderëve kryesorë të Kosovës, sidomos të Hashim Thaçit, duke bërë ndryshime kushtetuese, vendosën për krijimin e Dhomave të Specializuara, të njohura si Gjykata dhe prokuroria e Specializuar e Kosovës. Ka qenë njëri ndër vendimet më të vështira që është dashur të marrë Kuvendi i Kosovës, për më tepër që , edhe vetë ata, deputetët, ishin të bindur se krijimi i një Gjykate të tillë, veçmas për shqiptarët e Kosovës dhe pjesëmarrësit e UÇK-së, duke ndarë krimet e ushtrisë, milicisë dhe paramilitarëve serbë , ishte padrejtësi e pamenduar. Strukturat ndërkombëtare u bënë viktimë e lojës së madhe të politikës erbe, të cilat, që pas korrikut 1999 dhe, sidomos , pas marsit 2003 kanë krijuar institucione të specializuara, me ekspertë nga të gjitha fushat, për të dryshuar rrjedhën historike të zhvillimeve në Kosovë dhe demonizuar t ardhmen. Si dihet, e gjithë kjo filloi pas raportit të Dick Martyt, por aso kohe nuk dihej se kush qëndronte pas tij. Nuk dihej fakti se e gjithë aktakuza ishte përgatitur në Beograd dhe se zotit Marty i ishte dorëzuar në stacionin kryesor të trenit në Zyrich nga ambasadori serb në Zvicër, Protiç, i shoqëruar nga Vukceviç, i cili ishte prokurori kryesor i Serbisë pikërisht për këtë çështje. Pra, mbi të gjitha , një material i përgatitur nga ato që prej kohe duhej të ishin të akuzuar.
Akuza kryesore ishte e ashtuquajtura “Shtëpia e verdhë“, diku në rrethinat e Matit, që, sipas akuzës, ishte vendi ku bëheshin transplantet e organeve të robërve serbë apo të shqiptarëve loajalë ndaj regjimit të Beogradit. Tani, si dihet, kjo akuzë ka rënë poshtë, sepse vetëm mendjet e sëmura mund të mendonin se Shqipëria, veçanërisht Kosova, për më tepër Ushtria Çlirimtare e Kosovës mund të bënte transplante të tilla. Mjekët në rradhët e UÇK-së kanë qenë të paktë dhe kirurgët edhe më të paktë. Sidoqoftë , akuza e mësipërme tronditi diplomacinë ndërkombëtare dhe duhet të kishte një përgjigje. Ishte e domosdoshme të krijohej një strukturë për hetimin e krimeve të supozuara. Sado e dhimbshme dhe e padrejtë të ishte kjo për Kosovën. Është fakt se në dhomat e specializuara për Kosovën, pra në Gjykatën apo strukturat e tjera të saj, janë emëruar disa nga ata që kanë punuar nëKosovë, pikërisht në sistemin e drejtësisë. Arsyetimi se ata e njohin gjendjen, kanë njohuri etj nuk ka qenë kurrë i plotë për të justifikuar emërimin e tyre. Për më tepër, edhe pse ishin pjesë e një strukture ndërkombëtare, me të njëjtat të drejta si Gjykata e Specializuar, në mos më shumë se aq, ata nuk u shquan në hetimin e krimit, sidomos në paanësinë e tyre.A ishte e domosdoshme delegimi i tyre në këtë institucion të një rëndësie kaq të veçantë? Me siguri, jo.
Rasti i zotit Smith të bën të dyshosh nëse ky vendim , për të tërhequr ish gjyqtarë të EULEX-it, ka qenë i drejtë. Me nga 4 vjet e gjysmë i dënoi Gjykata Speciale sot Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn. Vendimi u shpall nga kryegjyqtari, Charles Smith. Ky i fundit bashkë me anëtarët e tjerë të trupit gjykues, i gjetën fajtorë Gucatin e Haradinajn për pengim të drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve e pengim të personave në kryerjen e detyës zyrtare. Si ndodhi historia e daljes nga zyrat e Gjykatës Speciale të disa thasëve me dokumenta dhe deri tani askush nuk e di se si arritën në zyrat e Veteranëve të Luftës dhe askush nuk u dënua, por vetëm pritësit e tyre? Përse kjo Gjykatë, nuk lejoi Policinë e Kosovës , që ditën e parë, kur donin të tërheqnin materialet e reservuara? Pas dergesës së parë, përse vazhdoi dalja e dokumentave sekretë dhe a mban kush përgjegjësi? Ishte provokim i disa njerëzve të ndershëm, të cilët kishin kundërshtuar krijimin e kësaj Gjykate dhe shpallnin hapur se nuk e njihnin, kështu si është krijuar, juridiksionin e saj? Dënimi që dha zoti Smith ndaj Gucatit dhe Haradinajt a është paralajmërimi i parë se gjyqtarë të cilët kërkonin gjykime politike dhe që mendonin se e ardhmja e tyre varet nga dënimet, mund të kenë rastin tani të „”shlyejnë“ disa “nga dështmet”e tyre në gjykimet në Kosovë?
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016